Indeksi global i krimit, Muzhaqi: Kemi qëndrueshmëri të krimit të organizuar

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 20:43 | Kronikë
Indeksi global i krimit, Muzhaqi: Kemi qëndrueshmëri të krimit

Në indeksin global të krimit, Shqipëria renditet mes vendeve problematike në botë sa i takon krimit të organizuar. Në studion e Debati në A2 CNN Ergys Muzhaqi tha se kemi qëndrueshmëri të krimit të organizuar. Sipas tij pala që duhet t’i kundërvihet këtij krimi nuk arrin dot t’ i kundërpërgjigjet.

“Nuk ka ndonjë risi nuk është i pari raport që na nxjerr ne në situatë të tillë ne kemi krijuar qnëdrueshmëri në këtë drejtim përkundrejt propagandës qeveritare, të gjithë raportet dhe ndjesitë publike na konfirmojnë atë që; ne kemi qëndrueshmëri të grupeve kriminale dhe krimit të organziuar për lëndët narkotike”.

“Kemi të njëjtët njerëz që qarkullojnë brenda territorit shqiptar, të motivuar për të qëndruar në nivelet më të larta të krimit në Europë. Ndërkohë që pala tjetër që duhet t’i kundërvihet nuk arrin dot të krijojë një trend kundërpërgjigjeje ndaj krimit”, thekson ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos