Arrestohet efektivi i policisë në Cërrik, vodhi 30 mijë euro në shtëpinë e një të dyshuari

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 21:16 | Kronikë
Arrestohet efektivi i policisë në Cërrik, vodhi 30 mijë euro

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ditën e mërkurë është vënë në pranga një efektiv policie në Cërrik, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Cërrikut u arrestua në kushtet e flagrancës pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. K. i cili pretendon se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambientet e jashtme të banesës

Në lidhje me këtë ngjarje dhe si rezultat i punës hetimore të pandërprerë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë inspektor G. N., gjithashtu u gjet dhe shuma 30 mijë euro që ai kishte vjedhur.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos