
Tre shtetas janë arrestuar nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi që falsifikonte praktikisht çdo gjë, nga pasaportat dhe dokumente të tjera identifikimi, tek kartëmonedhat.
Të arrestuarit, pas një seri përgjimesh dhe blerjesh të stimuluara nga Prokuroria, janë shtetasit me inicialet Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega, mbi të cilët ka filluar procedimi penal për akuzat “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale”.
U kryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, laptopë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartëmonedha të falsifikuara etj.
Mendohet se nga hetimi mund të përfshihen persona të tjerë, sepse dokumentet e sekuestruar janë përdorur për të përfituar pasuri ose për të gjeneruar identitete të rreme nga persona të kërkuar nga policia. (A2 Televizion)