Ish-kryebashkiaku i Himarës përplas me makinë 17-vjeçarin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 18:26 | Kronikë
Ish-kryebashkiaku i Himarës përplas me makinë 17-vjeçarin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Qafën e Llogorasë ku ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka përplasur me makinë një 17 vjeçar që ishte duke kaluar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së sportit, ku 66 vjeçari Bollano, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz përplasi 17 vjeçarin E.H. kalimtar në rrugë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në koma, ndërkohë që ish-kryebashkiaku është shoqëruar në komisariat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos