Arrestohet hajduti pa patentë, i vodhi makinën 26-vjeçares në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 12:25 | Kronikë
Arrestohet hajduti pa patentë, i vodhi makinën 26-vjeçares

Një 26-vjeçare njoftoi policinë një ditë më parë se i kishin vjedhur automjetin, të cilin e kishte lënë te ndezur në rrugë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te sheshi "Univers", në rrugën “Mikel Maruli". Për këtë rast, policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Tashmë, sipas policisë, ndaj 18-vjeçarit rëndojnë dy akuza, “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi ishte pa patentë.

“Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi "Univers", në rrugën “Mikel Maruli", një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij,  shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:    

-  L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi "Univers", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh.  dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos