Arrestohet kryeinspektorja e IMT në Sarandë, në kërkim një tjetër zyrtar

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 09:53 | Aktualitet
Arrestohet kryeinspektorja e IMT në Sarandë, në kërkim

Kryeinspektorja e IMT në Sarandë, Romina Pulaj, është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Heshtja”, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Në kuadër të këtij operacioni, është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "HESHTJA", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasja:

- R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katësh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos