Sllovenia heq të gjitha masat kufizuese të udhëtimit

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 17:34 | Aktualitet
Sllovenia heq të gjitha masat kufizuese të udhëtimit

Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë  qytetarët që udhëtojnë drejt këtij vendi nuk do t’ u kërkohet asnjë kusht si certifikata e vaksinimit apo testimi, si edhe nuk do të karantinohen.

“Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar)”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

“Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit.

Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos