Arrestohet në Greqi i dënuari për vrasje në vitin 1998 në Shqipëri

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 09:31 | Kronikë
Arrestohet në Greqi i dënuari për vrasje në vitin 1998

Një 50-vjeçar, shqiptar, është arrestuar në Greqi, pasi ishte dënuar në Shqipëri për një vrasje të kryer në vitin 1998.

Arben Muça fshihej në Greqi dhe u vu në pranga në Lamia.

"Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën "Kelmendi", në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje", tha policia.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit, Arben Muça, drejt vendit tonë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos