Zjarri shkatërron një kishë historike në SHBA

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 07:41 | Bota

Një kishë e madhe në Bulington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shkatërrua totalisht si pasojë e një zjarri që e përfshiu atë në orët e para të mëngjesit.

Më shumë se 100 zjarrfikës dhe personel tjetër i policisë ndërhynë për të shuar flakët në “Fountain of Life Center”, por kjo gjë u arrit vetëm pas disa orësh.

Zjarri ishte shumë i madh dhe një re tymi u ngrit në qiell që u pa në disa zona të Jersey.

Nga raportimet paraprake nuk flitet për të lënduar dhe as për shkaqet e zjarrit në kishë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Kisha u hap për herë të parë në vitin 1974 dhe kishte më shumë se 1000 anëtarë. Në kampusin e saj përfshihej një shkollë, një vend për besimtarët dhe për familjarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos