Arrestohet një doganier dhe një shofer kamioni në Kapshticë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 13:18 | Kronikë
Arrestohet një doganier dhe një shofer kamioni në Kapshticë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga një doganier dhe një shofer kamioni, pasi kishte informacione se nga këta dy persona, do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.

Sipas burimeve, bëhet me dije se doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj, i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 tonë djathë kontrabandë. Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë.

“U kap duke transportuar me automjet, një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi), vihet në pranga 48-vjeçari. Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohet sasia e produktit ushqimor të kontrabanduar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i tij, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. M., 48 vjeç dhe M. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi).

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

A2 CNN Livestream

Latest Videos