Ekzekutohet me 5 plumba poshtë pallatit 37-vjeçari shqiptar në Selanik

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 08:49 | Kronikë
Ekzekutohet me 5 plumba poshtë pallatit 37-vjeçari shqiptar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, pak pas mesnatës, në Selanik të Greqisë, ku raportohet se një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba para pallatit ku banonte.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.

Paraprakisht, dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/27/zbulohet-identiteti-i-zezakut-shqiptarit-qe-iu-be-atentat-prane-baneses-ne-greqi/
https://a2news.com/2023/07/27/del-foto-e-35-vjecarit-shqiptar-te-ekzekutuar-ne-dere-te-shtepise-ne-selanik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos