
Një krim në familje është regjistruar në orët e mbrëmjes në Maqellarë, ku nusja ka vrarë me thikë vjehrrën e saj pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Burim, teksa 44-vjeçarja M.M. ka goditur disa herë me thikë 74-vjeçaren N.H. e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autorja e krimit u arrestua në vendngjarje dhe është sekuestruar dhe mjeti i krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare". (A2 Televizion)