Arrestohet për korrupsion zyrtari i Bashkisë Tiranë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 10:15 | Kronikë
Arrestohet për korrupsion zyrtari i Bashkisë Tiranë

Policia në kryeqytet ka vënë në pranga një zyrtar të Bashkisë Tiranë për korrupsion.

Njoftohet se në pranga është vënë E. B., 42 vjeç, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të bashkisë Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës".       

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pas publikimit të një videoje në media të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos