Arrestohet për zjarrvënie ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 11:40 | Aktualitet
Arrestohet për zjarrvënie ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo

Ish-zv.ministri i Integrimit Albert Gajo është arrestuar nga Policia e Kolonjës, pasi dogji me zjarr një sipërfaqe me vreshtari, ndërsa zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi. Mësohet se zjarri vjen pas një konflikti mes fqinjësh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur "Sarandapor", në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi”.

Pedagogu Albert Gajo ka shërbyer si zv.ministër i Integrimit në qeverisjen Berisha përgjatë viteve 2011-2013.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos