
Ambasadorja amerikane Yuri Kim i dorëzoi një Çmim Vlerësimi Gledis Nanos, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar, për “bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global”.
Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit. (A2 Televizion)