Arrestohet si i dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, por është njeriu i gabuar

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 12:02 | Bota
Arrestohet si i dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, por është

Një person u arrestua të martën në Paris, si i dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Por një zyrtar i qeverisë franceze tha të mërkurën se hetimet vazhdojnë, për shkak se forcat e sigurisë thanë se kishin ndaluar njeriun e gabuar.

Personi i arrestuar të martën quhej Khaled Aedh Al-Otaibi, njëlloj si ish-pjesëtari i Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite, që dyshohet se ka vrarë gazetarin disident në Turqi. Por edhe pse emri figuronte në listën e të kërkuarve nga Interpoli, autoritetet franceze thanë se bëhej fjalë për një tjetër njeri. I dyshuari u arrestua teksa po ngjitej në avionin e linjës Paris-Riad.

Khashoggi u vra në vitin 2018 në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll. Sipas një hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në ekzekutimin e tij morën pjesë 15 persona. Vrasja e tij shokoi botën dhe dëmtoi rëndë reputacionin e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, për të cilin inteligjenca amerikane pretendoi se “aprovoi” vrasjen. Në vitin 2019, Arabia Saudite dënoi pesë burra me vdekje dhe burgosi ​​tre të tjerë për vrasjen në një rast që është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos