Ishte në kontakt me një zyrtar pozitiv me Covid, izolohet shefi i OKB-së

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 07:09 | Bota
Ishte në kontakt me një zyrtar pozitiv me Covid, izolohet shefi i

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka qenë në kontakt me një zyrtar të OKB-së me COVID-pozitiv dhe është në izolim në shtëpi si masë paraprake.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i selisë së OKB-së.

Guterres nuk ka simptoma dhe tashmë i është nënshtruar një tamponi që doli negativ.

Si masë paraprake, Guterres anuloi personalisht angazhimet e radhës deri në testin tjetër të enjten. Zëdhënësi i tij, njoftoi se sekretari i përgjithshëm ka marrë së fundmi dozën e tretë të vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos