Kryeprokurori para KLP, Çela: Duhet rishikuar gjyqtari paraprak, është bërë si prokuror rrethi

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 18:10 | Aktualitet
Kryeprokurori para KLP, Çela: Duhet rishikuar gjyqtari paraprak,

Përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeprokurori Olsian Çela e konsideroi 2021-shin një vit të vështirë për prokurorinë, jo vetëm prej pandemisë covid, por edhe për shkak të boshllëkut të krijuar në sistem nga vetingu.

Gjyqtari i seancës paraprake është kontrollues i hetimit, nuk është përgjegjës si prokurori. Në qoftë se një gjyqtar një herë del si gjyqtar dhe një herë si prokuror...”deklaroi ai.

Numri një i prokurorisë nuk pranoi të bëhej pjesë e debatit publik të javës së shkuar mbi deklaratat sulmuese të qeverisë ndaj SPAK, duke mos dhënë koment as se si e vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme.

Projekti i hartës së re gjyqësore ishte pozitiv për kryeprokurorin Çela, pasi sipas tij do të minimizonte dëmin e shkaktuara nga largimet e prokurorëve nga vetingu. Gjatë raportimit në KLP, Çela tha se për të ndihmuar situatën ka gjetur mbështetje për rritjen e numrit në oficerëve të Policisë Gjyqësore, por foli me rezerva për cilësinë e disa prej atyre që janë aktualisht në sistem. 

Sipas raportit vjetor të prokurorit të përgjithshëm, në vitin 2021 prokuroritë në gjithë vendin kanë funksionuar me 205 prokurorë në total, 116 prokurorë me pak se organika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos