Arritje e madhe shkencore, ilaçi zhduk kancerin te çdo pacient në testimet e para

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 14:44 | Aktualitet
Arritje e madhe shkencore, ilaçi zhduk kancerin te çdo pacient

Një ilaç i ri ka bërë që të zhduket kanceri i zorrës së trashë te 18 pacientë të cilët e provuan atë për herë të parë. Sipas “New York Times”, ilaçi me emrin Dostarlimab u mor nga pacientët që morën pjesë në eksperiment për 6 muaj dhe në fund, të gjithëve iu zhduk tumori.

Dr. Luis A. Diaz J. tha: “Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kancerit”.

Të gjithë pacientët i ishin nënshtruar më parë kimioterapisë dhe operacioneve të ndryshme, që i kishin shkaktuar probleme në fshikëz dhe në jetën seksuale. Por, për habinë e tyre, ilaçi bëri që ata të mos kishin më nevojë për trajtim.

Për eksperimentin, pacientët e morën Dostarlimab-in një herë në 3 javë, për 6 muaj me radhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos