
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një lidhje direkte me A2 CNN, tregoi se operacionet për shuarjen e zjarrit në Sazan po vijojnë.
“Zjarri pothuajse është vendosur nën kontroll, por operacionet nga ajri dhe toka vijojnë.
Kur u pyet se sa rrezikohet ish-baza ushtarake e Sazanit nga zjarret, Çako u shpreh: “Zjarri ka nisur para 4-5 ditësh, u vu nën kontroll, por u riaktivizua dy ditë më pas. Është mbajtur nën kontroll korridori që mund të depërtonte zjarrin në drejtim të bazës. Është rrethuar lugina lindore e Sazanit dhe po vazhdon operacioni për eliminimin e plotë të vatrave të zjarrit”.
“Shpresojmë që shumë shpejt të vendoset nën kontroll situata. Po hetohet për të identifikuar autorët e zjarrvënies”, theksoi Çako. (A2 Televizion)