Arsenal hakmerret ndaj Liverpool në Kupën e Ligës

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 08:40 | Futboll
Arsenal hakmerret ndaj Liverpool në Kupën e Ligës

Arsenal i gëzohet triumfit përballë kampionëve të Anglisë, por vetëm në Kupën e Ligës. “Topçinjtë” mposhtën dhe eliminuan Liverpool nga "Carabao Cup" vetëm pas goditjes së penalltive.

90 minutat e rregullta u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërkohë që rregullorja në këtë kompeticion i dërgon skuadrat menjëherë në gjuajtjen e 11-metërshave, pa shtesa.

Nga atje, Arsenal u tregua më i saktë, falë meritës së portierit Leno që ndali Liverpool në dy penalltitë e fundit, duke i dhuruar skuadrës kualifikimin. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=DjRAQHVJj8c

A2 CNN Livestream

Latest Videos