
Ndërkohë që biznesi vuan për krah pune, interesi për të mësuar një zanat vit pas viti ka ardhur në rritje. Vetëm për vitin 2021 numërohen rreth 4 mijë nxënës të diplomuar në një shkollë profesionale. Por çfarë mundësish ofron sot tregu për ta?
Hendeku midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës është thelluar, pasi edhe ata që studiojnë një zanat synojnë tregun jashtë vendit.
Sipas ekspertëve, kriza aktuale po rrit nevojën për profesionistë në shumë sektorë. Megjithatë, pagat mbeten një problematikë e vazhdueshme.
Krahasuar me pagën mesatare në vend prej 59 mijë e 242 lekësh kategoritë si zejtarë paguhen me 41 mijë e 803 lekë dhe punëtorët me 38 mijë e 852 lekë. (A2 Televizion)