Arsyeja pse ndodh që të rezultosh negativ kur ke simptoma të Covid-19

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 19:02 | Bota
Arsyeja pse ndodh që të rezultosh negativ kur ke simptoma të

Infeksionet nga COVID-19 në Shqipëri janë rritur javët e fundit. Kjo ka bërë që qytetarët me simptoma të COVID të bëjnë testin e antigjenit për të kontrolluar nëse janë të infektuar.

Por, ndodh që pavarësisht se kanë simptoma, pacientët të rezultojnë negativë. Arsyeja kryesore qëndron në evolucionin e vetë SARS-CoV-2. Ndryshe nga variantet e tjera, periudha e inkubacionit me Omicron është shumë më e shpejtë. Nëse varianti Delta kishte mesatarisht katër ditë, në rastin e Omicron periudha e inkubacionit është deri në 3 ditë, ose edhe një ditë e vetme.

https://a2news.com/2022/07/08/sa-zgjat-imuniteti-ndaj-covid-19-koraqi-vaksinim-cdo-6-muaj-edhe-pasi-keni-kaluar-semundjen/

Kjo do të thotë se periudha kohore ndërmjet ekspozimit ndaj virusit dhe shfaqjes së disa prej simptomave kryesore të koronavirusit (ethe, kollë e thatë, dhimbje koke) është shumë më e shpejtë me variantet e fundit. Kësaj duhet t'i shtojmë edhe një arsye të dytë. Dhe është vetë ngarkesa virale që zbulojnë testet. Të prodhuara për të zbuluar një nivel të caktuar, mutacionet e reja transmetohen me një ngarkesë virale shumë të ulët, që i pengon këto mjete të zbulojnë ngarkesën virale.

Në këtë situatë, ekspertët rekomandojnë përsëritjen e testit nga dita e tretë dhe e pestë dhe të mos e bëni atë gjatë kulmit të simptomave.

Së fundi, masat paraprake të marra nga njerëzit që shfaqin simptoma të COVID-it luajnë një rol thelbësor. Ekspertët e shëndetësisë, në këtë kuptim, rekomandojnë marrjen e të gjitha masave paraprake derisa të përjashtohet infeksioni. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/06/mblidhet-komiteti-i-eksperteve-vendos-per-masat-antikoronavirus/

A2 CNN Livestream

Latest Videos