Aty nuk e njeh askush, legjenda e Beattles pushon i qetë në Karaibe

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 11:59 | Showbiz

Sir Paul McCartney dhe gruaja e tij Nancy janë fotografuar teksa po kalojnë disa ditë nën rrezet e ngrohta të diellit në St Barts. 80-vjeçari, një prej ikonave të muzikës pop që nga koha kur ishte pjesë e grupit legjendar Beattles, dhe partnerja e tij 63-vjeçare, u panë të shëtisnin e të notonin të qetë në parajsën tropikale në Karaibe.

Edhe pse plazhi i hotelit luksoz ku po rrinin ishte i mbushur me pushues, duket se askush nuk e njihte McCartney-n, edhe pse ndoshta është kantautori më i suksesshëm i muzikës pop i të gjitha kohërave. “Yesterday”, tekstin e së cilës ka shkruar, është një prej këngëve më të dëgjuara në historinë e muzikës.

Paul dhe Nancy festuan tetorin e kaluar 11-vjetorin e martesës së tyre, të mbushur, sipas këngëtarit, me shumë dashuri dhe romanticitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos