
Ishte një ide e fotografit shqiptar Fadil Berisha që në bjeshkët e Tropojës të jehojë arti, muzika, vallet dhe kostumet shumëngjyrëshe, me një mision të vetëm: për të vënë në dukje potencialin e jashtëzakonshëm të këtyre anëve ku ajri i pastër, ushqimi, mikpritja e njerëzve dhe fuqia e natyrës të bëhen bashkë.
Inva Mula ka qenë vetëm një nga artistët që i është bashkuar kësaj thirrjeje që në qershor bën bashkë edhe të gjithë ata që janë larguar nga vendi, por që rrënjët i kanë ende të forta aty.
Si Inva Mula, në këtë festë kanë mbërritur edhe shumë qytetarë që ndonëse punojnë dhe jetojnë jashtë, në ditët e para të verës e kanë traditë të bëhen bashkë në këtë vend.
Bjeshkët që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën, dikur me kufij e tani pa to, janë bërë bashkë edhe në këtë festë.Këto male janë magjike dhe të pavdekshme edhe përmes letërsisë, eposit që thërret fort të mos i braktisim këto anë. (A2 Televizion)