Artistë nga e gjithë bota performojnë në Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 14:58 | Aktualitet
Artistë nga e gjithë bota performojnë në Shqipëri

Do të nisë me kulturën franceze nisma e re e Ministrisë së Kulturës, një nismë që e kanë pagëzuar nën titullin “Javët kulturore ndërkombëtare”, por do të vijojnë kudo në Shqipëri me identitete të ndryshme kulturore, sepse secila nga ambasadat e huaja në vend do të sjellë artistë që do të performojnë për një javë, një copëz kulture nga arti i tyre.

Konferenca e prezantimit të kësaj nisme u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit, që është institucioni që kërkon drejtues aktualisht, e që vijon në një proces konkurrimi.

E pyetur për kriterin master shkencor në ekonomi, renditur i pari në pikat e vendosura nga Ministria, Margariti u përgjigj se menaxhimi i mirë është prioritet.

Me mbarimin e mandatëve të disa dretjuesve të institucioneve kulturore, do të nisin edhe konkurset e tjera, thirrje të hapura që ministrja i premtoi në vijim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos