“Në Spanjë edhe të infektuarit shkojnë në punë me maska”

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 20:38 | Aktualitet
“Në Spanjë edhe të infektuarit shkojnë në

Mjeku i njohur shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku na njohu me disa nga vendimet më të fundit të qeverisë së këtij vendi lidhur me situatën pandemike nga koronavirusi.

Sallabanda tregon se në Spanjë, qeveria vendosi të konsiderojë koronavirusi si një grip dhe këtë arsye autoritetet shëndetësore do të ndjekin vetëm personat mbi 60 vjeç që kanë simptoma të rënda të Covid.

Sipas mjekut, tashmë në këtë vend rekomandohet që personat asimptomatikë të shkojnë në punë, por të mbajnë maskën.

“Para tre javëve menduam në Spanjë ta trajtojmë Covid-in si grip. OBSH dhe dje tha që duhet të kemi kujdes nga Covidi dhe ata synojmë që të jemi të kujdesshëm. Ne po e trajtojmë si një grip të zakonshëm. Qeveria spanjolle mori këto dy vendime që të ndjekim personat mbi 60 vjeç. Personat që kanë shenja të auto-mjekohen dhe ata që kanë shenja të rënda shkojnë drejt mjekut. Madje ata që rezultojnë me Covid dhe nuk kanë shenja klinike nuk e rekomandojmë që të mos shkojnë në punë. Ata mund të shkojnë në punë dhe shkojnë me maska, por nuk i rekomandojmë që të rijnë në shtëpi”, tha Sallabanda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos