Sezoni veror, në Portin e Durrësit prenotojnë 17 kroçiera, priten edhe jahte dhe veliera

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 14:11 | Aktualitet

Pas dy viteve mjaft të vështira për shkak të pandemisë Covid-19, ku industria e kroçierave ishte ndër më të goditurat, këtë sezon veror pritet që ky sektor të kthehet në efiçencë të plotë.

Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka, tregon se numri i anijeve të mëdha turistike që mund të mbërrijë këtë vit në Durrës janë 20 të tilla, ndërkohë që 17 prej tyre kanë prenotuar tashmë, siç pohon edhe Tauland Allka, kapiten i Portit të Durrësit.

“Industria e kroçerave ka qenë një nga më të goditurat nga pandemia, dhe këto dy vjet kanë qenë në limitet e mbijetesës. Këtë vit me heqjen e kufizimeve do të funksionojnë me 100% dhe do të shtohet edhe numri i vizitorëve në portin e Durrësit”, thotë ai.

Tauland Allka, kapiten i Portit të Durrësit.

Përveç kroçiera në Durrës, pritet të ankorohet edhe një numër i lartë jahtesh dhe velierash, nisur kjo edhe nga kushtet e akostimit dhe shërbimeve të tjera që tashmë ofrohen nga porti i Durrësit.

Sakaq, në bregdetin shqiptar është porti i Sarandës ai që ka shënuar deri më tani numrin më të lartë të anijeve turistike që kanë ndaluar në bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos