Një arushë po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg ku janë disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të Kazakistanit, pasi sulmoi dy njerëz.
Ekaterina - ose Katya – ka kaluar deri tani 15 vite pas hekurave, pas dënimit të ashpër të dhënë kundër saj. Ajo u shpall fajtore për dy sulme ndaj njerëzve në një kamp ku mbahej në kafaz. Ajo është e vetmja femër në burgun ku po vuajnë dënimin 730 kriminelë të rrezikshëm, mes tyre edhe vrasës dënimet e të cilëve nuk i kalojnë 25 vitet.

Ajo është gjithashtu e vetmja e dënuar me burgim të përjetshëm, por të paktën mund të ngushëllohet se ka një pishinë në qeli. Një prej përgjegjësve të burgut shpjegoi: “Ajo është miqësore, aspak agresive. Të burgosurit e tjerë e vizitojnë. Ka një muaj që është çuar nga letargjia dhe ndihet mirë tani”.

Zona e largeët e Kostanait, ndodhet mbi 600 kilometra në veri të kryeqytetit Astana, pranë kufirit me Rusinë. Arusha është bërë një simbol i burgut e madje i është ngritur edhe një shtatore.

Edhe pse një prej personave të sulmuar ishte një i dehur që ishte përpjekur t’i shtrëngonte dorën, autoritetet vendosën që të mbyllnin në kafaz arushën. E duke qenë se në zonë nuk kishte një kopsht zoologjik, atëherë vendosën ta dërgonin në burg. (A2 Televizion)