As Macron, as Le Pen, francezët pritet të abstenojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 22:28 | Bota
As Macron, as Le Pen, francezët pritet të abstenojnë në

Parisienët shprehin shqetësim se mjaft votues do të qëndrojnë në shtëpi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze për të ndikuar në rezultatin e votimit.

Nathalie Giraud - e cila punon si agjente pritjeje në një muze në Paris- tha se këto zgjedhje ishin themelore. "Ne jetojmë në një vend në të cilin kemi të drejtën e votës (...) është thelbësore të dalim për të votuar," u shpreh ajo. Bashkëpunëtori i saj Xavier Moreau tha se priste që përqindjet e abstenimeve të ishin të larta.

Inxhinieri kompjuterik - një votues i bindur i Emmanuel Macron - i vinte keq për faktin që votat boshe nuk merren parasysh në rezultate, ndërsa sipërmarrësja Shirley Tila-François tha se do të votonte, por e kupton që abstenuesit refuzojnë të votojnë si për Macron, ashtu edhe për Marine Le Pen.

Gara për postin kryesor në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës duket se do të zbresë sërish tek dy finalistët e zgjedhjeve të 2017-ës. Por ndërsa Macron ishte ende pak përpara në sondazhet e opinionit, rizgjedhja e tij nuk dukej më si një përfundim i paramenduar të premten, me Le Pen që po ngjite tnë sondazhe, disa prej tyre duke e vënë atë brenda kufirit të gabimit.

Sipas sondazheve të opinionit, rreth një e treta e votuesve ende nuk e kanë vendosur nëse do të votojnë, gjë që analistët thonë se shpesh favorizon kandidatët me shanse reale për të hyrë në raundin e dytë pasi votuesit e pavendosur priren të shkojnë për atë që francezët e quajnë "votim të dobishëm", që do të thotë. votimi strategjik.

Përveç Macron dhe Le Pen, ky trend pritet të favorizojë veteranin e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon, i cili - gjithashtu në një trend rritës - renditet i treti me rreth 17% të votave të parashikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos