
Moglica Njësia Administrative e 19 fshatrave në Bashkinë e Maliqit, ka mbetur në vend numëro. Ndoshta mund të jetë nga njësitë e vetme administrative në vend, ku vitet e demokracisë, jo vetëm që nuk kanë sjellë asnjë zhvillim, por përkundrazi, po e degradojnë këtë qendër administrative.
Një e pesta e popullsisë së dikurshme është larguar nga ky vend. Dhe në fshat kanë mbetur vetëm të pamundurit që janë moshë e tretë. Dhe aty ku nuk ka njerëz nuk ka as shërbime dhe as kushte. Por si është të jetosh në ditët e sotme në Moglicë.
Edhe kryeadministratori i Moglicës, nuk bën përjashtim nga ata pak banorë që i kanë mbetur në zonë. Edhe pse ai sheh diku një rreze drite për të ardhmen e zonës, kjo rreze është e kushtëzuar nga mungesa e rrugëve.
Gjendja në të cilën është lënë Moglica nuk të lë vend për të patur sado pak shpresë. Edhe vetë banorët këtë gjë e kanë kuptuar dhe duket sikur presin vetëm mbylljen e ciklit të jetës. (A2 Televizion)