As United, as Liverpool, as Chelsea... zbulohet ekipi i zemrës i Mbretit Charles III

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 19:11 | Futboll

Në ditën e kurorëzimit të tij, tifozët e futbollit në të gjithë botën pyesin veten se kush është ekipi i zemrës i Mbretit Charles III.

Familja Mbretërore ka një histori të gjatë me sportin më të dashur në Evropë, me Mbretëreshën që mendohet se ishte tifoze e West Ham, duke qenë se pëlqente shumë ish-trajnerin e këtij ekipi dhe të kombëtares angleze, Ron Greenwood.

Dihet se Princi William është tifoz i flaktë i Aston Villa që në fëmijëri, por kë mbështet Mbreti?

Në vitin 2012, Charles III tha se një udhëtim bamirësie në zonë, ka bërë që të mbështesë ekipin e Burnley.

“Një konsorcium i kompanive bamirëse të mia punojnë në Burnley dhe ekipi i këtij qyteti është ai që mbështes. Burnley ka kaluar kohë shumë të vështira dhe po mundohem ta ringre”, deklaronte Mbreti.

Burnley është aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit anglez dhe trajner i ekipit është legjenda e futbollit belg, Vincent Kompany. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/06/pse-mbreti-charles-iii-i-ka-gishtat-e-fryre/
https://a2news.com/2023/05/06/kurorezohet-mbreti-charles-iii/

A2 CNN Livestream

Latest Videos