
Pas shumë viteve, burokracive dhe vuajtjeve duke trokitur në dyert e gjykatave të huaja, më në fund edhe Shqipëria do të ketë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Vendimi është marrë në Asamblenë e Komitetit Olimpik, aty ku Skënder Kaçupi, Eralda Cani dhe Marjana Semini u zgjodhën pas votimit të 58 anëtarëve si themelues të CAS.
Në asamblenë e KOKSH u votua edhe për anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, të cilët plotësojnë katër vendet vakante. Ata janë Julinda Dhame, Dritan Shakohoxha, Alfred Tahiraj dhe Tonin Binoshaj, të cilët morën numrin më të lart të votave.
Gjatë punimeve të asamblesë u miratua logo e re e KOKSH dhe u vlerësuan dy figura të mëdha të sportit shqiptar, si ish-basketbollisti Gazmend Çaçi dhe ish-atleti Gjergj Ruli, të cilëve i’u dorëzua çmimi “Urdhëri Olimpik”. (A2 Televizion)