Viti nis mbarë për United, kap Liverpool në krye të Premier League

Nga A2 CNN
1 Janar 2021, 23:10 | Futboll

Manchester United mori një fitore tepër të rëndësishme kundër Aston Villa-s, duke kapur vendin e parë në renditjen e Premier League, me pikë të barabarta me Liverpool.

Skuadra e Solskjaer kaloi e para në epërsi në të 40' të pjesës së parë, falë një goli të Martial. Në pjesën e dytë, miqtë barazuan 58' me Traore, por tre minuta më pas, Pogba fitoi një penallti, të shndërruar në atë që do të ishte goli i fitores për "Djajtë e Kuq".

Villa nuk u dorëzua deri në fund, duke rrezikuar disa herë deri në minutat e fundit, por De Gea ruajti fitoren e të tijëve, që tashmë kanë 33 pikë, po aq sa Liverpool, pas 16 ndeshjesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos