
Omar Elabdellaoui, futbollist i Gallatasarajit, ka pësuar dëmtime në të dy sytë gjatë festës me fishekzjarre për ndërrimin e viteve.
Sipas njoftimit të klubit turk, lojtari norvegjez me origjinë nga Maroku, aktualisht ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por mund të humbasë njërin sy dhe mjekët po punojnë për t’i shpëtuar shikimin.
Mbrojtësit të djathtë i kanë shpërthyer në duar fishekzjarret dhe, sipas mjekëve, të dy sytë kanë pësuar dëmtime dhe do të vendoset në ditët e ardhshme për ndërhyrjet e tjera që do t’i bëhen futbollistit. (A2 Televizion)