
Thirrjes së presidentit Zelensky për ta mbrojtur me jetë Atdheun, i janë përgjigjur të gjithë civilët në vend.
Përveç atyre që i janë bashkuar ushtarakisht, duke rrëmbyer armët personale apo guerileve të ndryshme në zona të caktuara të qyteteve, duke tentuar të ndalin avancimin e ushtrisë me bomba Molotov, së fundi i është shtuar edhe një formë shumë domethënëse.
Banorët e qytetit Koriokiva në provincën e Çernihivit kanë ndaluar avancimin e tankeve ruse duke ecur përballë tyre.
Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët të bashkuar qëndrojnë përballë tankeve rusë, duke frenuar lëvizjen e tyre. (A2 Televizion)