
Asnjë gjurmë nga 56-vjeçarja në inicialet L. K. që u largua nga banesa e saj në Mifol pasditen e 20 qershorit. Vijojnë kërkimet në ditën e tretë për gjetjen e personit e cila rezulton e zhdukur.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë kontrolluar pyllin dhe anën e lumenjve me varka private për gjetjen e personit.
Në datën 21, rreth orës 23:30, banorët e zonës kanë konstatuar rreth 1.5 kilometra larg banesës, anës lumit Vjosë, shapkat dhe shaminë, të cilat u verifikuan që ishin të personit të zhdukur.
Por pas kërkimit me palombarë, ditën e djeshme, nuk është gjetur trupi në lumë. Kontrolle janë bërë me drone nga ajri nga lumi dhe nga toka, por deri tani pa asnjë rezultat, ndërkohë që vijojnë kërkimet. (A2 Televizion)