
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Eno Papa (Beqirin).
Ai u zbulua nga fotot në telefonin e Dorian Kalos, i arrestuar pak ditë më parë, për punishten e modifikimit të armëve në Mëzez.
Papa (Beqiri) ka pretenduar se nuk ka lidhje me armët, pasi garazhin ku u gjetën e kishte marrë me qira për një mikun e tij. (A2 Televizion)