Asnjë rast me Covid-19, qytetarët kuksianë shpërfillin rregullat e pandemisë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 13:45 | Aktualitet
Asnjë rast me Covid-19, qytetarët kuksianë shpërfillin

Pas fundjavës thuajse në izolim të plotë, në këtë fillim jave qytetarët në Kukës kanë populluar rrugët e qytetit ndryshe nga ditët e tjera të karantinës, ku kishte më pak lëvizje.

Siç duket edhe nga pamjet, të shumtë kanë qenë ata që kanë  lëvizur në rrugët e qytetit ndërkohë që në banka pati edhe grumbullime dhe mos respektim të distancës dhe masave mbrojtëse.

Nuk munguan as pensionistët, të cilët në pamundësi për t'i kryer pagesat e ujit dhe dritave nga ndonjë i afërm i tyre dalin vetë në rrugë.

Deri me tani, qyteti i Kukësit nuk ka konfirmuar asnjë rast me koronavirus, por ky fakt nuk duhet të çojë në injorimin e rregullave të izolimit pasi faktet kanë treguar se grumbullimet mund të përhapin shumë shpejt virusin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos