Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 16:22 | Kosova
Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Kosova vijon me përmirësimin e situatës nga koronavirusi duke kaluar kështu një tjetër ditë pa asnjë viktimë.

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë kryer 1886 testime, nga ku anë regjistruar edhe 18 raste të reja me koronavirus.

Nga COVID-19 janë shëruar edhe 412 pacientë ndërsa raste aktive janë 2593.

Që prej rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.354 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.242, ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos