
Kosova duket se po shkon drejt normalizimit të situatës epidemiologjike, pasi vijon të raportojë shifra pozitive në lidhje me koronavirusin. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 54 raste të reja.
Në total 625 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa numri i rasteve totale të konfirmuara është 15574, prej tyre vetëm 1457 ende aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13492. (A2 Televizion)