
Gjykata Speciale e Hagës që gjykon krimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajti seancën e parë.
Në bankën e të akuzuarve ishte ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, i cili nuk u deklarua për aktakuzën e ngritur kundër tij. Ai tha se do të flasë vetëm pasi të konsultohet me avokatin mbrojtës.
Gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Speciale kundër Mustafës, për katër vepra penale: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ish-shefi i Inteligjencës së FSK-së arrestua në Kosovë disa ditë më parë dhe u transferua në paraburgim në Hagë. Ai u bë zyrtari i pari i UÇK-së, ndaj të cilit Gjykata Speciale lëshoi urdhër-arresti. (A2 Televizion)