
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 622 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 525 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 47 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve atje është 15472, prej të cilave aktive janë vetëm 1572.
Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 113 të tillë, me 13278 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë. (A2 Televizion)