Asociacioni dhe ujdia finale, Kurti konsultohet me këshilltarin e DASH para takimit me Vuçiç

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 11:13 | Kosova
Asociacioni dhe ujdia finale, Kurti konsultohet me këshilltarin e DASH para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, lidhur me dialogun me Serbinë.

“Konfirmova mbështetjen për propozimin e BE si bazë të mirë për bisedime të mëtejshme për normalizimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i plotë, kërkon njohje reciproke në qendër të marrëveshjes, gjithashtu edhe respektim të të drejtave të minoriteteve në të dyja shtetet”, njofton Kurti.

Ndërsa këshilltari i DASH, pas bisedës nënvizoi se Amerika kërkon një bisedë konstruktive në Bruksel. “SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, shkruan Chollet.

Gjithashtu zyrtari amerikan përsëriti se tani është koha për të diskutuar për formimin e Asociacionit dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos