Aston Villa nuk bën dot surprizën, Manchester City fiton Kupën

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 20:01 | Futboll
Aston Villa nuk bën dot surprizën, Manchester City fiton Kupën

Manchester City i Guardiola-s fitoi Carabao Cup, pas triumfit 2-1 në finale ndaj Aston Villa-s.

Dy gola brenda 30 minutave, Aguro dhe Rodri, ia bënë të pamundur Aston Villa-s të provonte të fitonte këtë trofe, që do të ishte një surprizë e madhe për ta.

Megjithatë, Aston Villa reagoi duke ngushtuar diferencën në minutën e 41 me Samata, por vetëm kaq, pasi City dominoi edhe në vijim dhe siguroi trofeun e parë sezonal.

Për skuadrën e Guardiola-s, e cila është kampione në fuqi në Angli, ky sezon në kampionat duket i mbyllur, pasi Liverpool-i udhëheq me një diferencë të madhe, ndërsa është pranë çerekfinales në Champions, pas triumfit 1-2 në ndeshjen e parë ndaj Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos