Balaj i shënon Austria Vienna-s

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 18:57 | Futboll

Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e tij të Sturm Graz nga një humbje këtë javë nga Austria Vienna.

Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 73, kur rezultatin ishte 0-1 në favor të miqve.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, Balaj arriti ta dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Ky ishte goli i 6 për shkodranin këtë sezon në kampionatin austriak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos