AstraZeneca pranon rastet e rralla të trombozës, ndryshon edhe emrin e vaksinës

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 17:31 | Bota
AstraZeneca pranon rastet e rralla të trombozës, ndryshon edhe emrin e

Vaksina e AstraZeneca ishte në qendër të vëmendjes globale në javët e fundit dhe mendohet se për këtë arsye drejtuesit e kompanisë kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin. Tashmë, ajo do të njihet si "Vaxzevria".

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 25 mars, pas një kërkese të grupit farmaceutik anglo-suedez.

Lajmi është publikuar dhe në faqen zyrtare të EMA e cila shpalos dhe broshurën e vaksinës, ku shihet se mes efekteve anësore është listuar dhe rastet e rralla të trombozës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos