
Analisti Dritan Shano komentoi në Absolut 4 me Blendi Salaj, Kongresin e Partisë Socialiste i cili u mbajt në fundjavë në kryeqytet.
Sipas Shanos, ky Kongres nuk solli asgjë të re përveç artikulimit se mazhoranca duhet të ketë kujdes të mos bjerë në vetëkënaqësi për shkak të dobësisë së opozitës, pasi kjo gjë mund të rezultojë një kurth i madh në përballjen e ardhshme zgjedhore.
“Unë nuk mendoj se solli ndonjë gjë të re ky Kongres. E vetmja gjë e mençur ishte artikulimi se dobësia e opozitës nuk duhet të prodhojë kënaqësi, por duhet parë si një kurth për përballjen e radhës elektorale. Dobësia e kundërshtarit ka krijuar një situatë sureale në radhët e mazhorancës. Vlera e një politikanit matet me kundërshtarin përballë. Ata maten me asgjënë prej shumë kohësh dhe kjo përbën shqetësim. Nëse kjo situatë vijon kështu ditën e konfrontit elektoral mund të jetë një kurth i madh”, tha Shano në Absolut. (A2 Televizion)