
Në pritje të ndeshjes në Valencia, Atalanta dëshmon se meriton konfirmimin edhe vitin e ardhshëm në Champions League duke përmbysur rezultatin kundër rivalëve direkt të Romës.
Rezultati 2-1 vjen pas një pjese të parë ku Atalanta pati raste të mira për të shënuar, por ishte boshnjaku i Romës Dzeko që përfitoi nga një gabim trashanik të mbrojtësit Toloi duke shuar në minutat e fundit.
Por Atalanta ka edhe një mbrojtës në super-formë si shqiptari Berat Gjimshiti, i cili në fillimin e pjesës së dytë jep një asist fantastik me kokë për Palominin që barazon.
Nga ai moment loja nuk ka më histori, dhe Atalanta dyfishon me një goditje të harkuar të Pasalic. Me fitoren e sotme, Atalanta largohet me 6 pikë nga Roma, duke blinduar vendin e katërt në Serie (A2 Televizion)