Atalanta fiton dhe kryeson Serie A, Roma e pafat, Mourinho “i kuq” nga zemërimi  

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 20:25 | Futboll
Atalanta fiton dhe kryeson Serie A, Roma e pafat, Mourinho “i kuq”

Atalanta merr kryesimin e kampionatit Italian, i ndjekur nga Udinese. Pak mund ta besonin këtë në fillim të sezonit të kampionatit italian, në javën e saj të shtatë.

Ndërkohë që Udinese shkatërroi Interin, Atalanta morri ndoshta një rezultat të pamerituar në “Olimpico” të Romës, aty ku Roma pati raste të panumërta për të shënuar, pas një pjese të parë të ekuilibruar.

Ekuilibrin fillestar e theu talenti 18-vjeçar Scalvini me një gjuajtje të bukur në minutën 35, por më pas Roma tentoi në të gjithë mënyrat të shënojë, duke gabuar gola të pabesueshëm me Abraham, Ibanez dhe Shomurodov, ndër të tjerët.

Verdhekuqtë kryeqytetas protestuan, pa të drejtë, për një faull kundër Zaniolos në pjesën e dytë, që shkaktoi irritimin e trajnerit portugez Jose Mourinho, i cili nuk kurseu edhe ofendime për arbitrin Daniele Chiffi, që drejtonte përballjen, për të cilët morri një karton të kuq. Ndërkohë, një penallti e mundshme nuk u dha nga arbitri në pjesën e pare, po ndaj Zaniolos.

https://a2news.com/2022/09/18/krize-e-thelle-per-juventus-monza-perfiton-per-te-marre-fitoren-e-pare-ne-serine-a/

Atalanta ngjitet në kuotën e 17 pikëve, dhe nuk mund të kalohet këtë javë nga Milani ose Napoli që përballen më vonë, të cilat mund ta barazojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos